Kalo te përmbajtja kryesore
Lajme

Shkodra feston Ditën Botërore të Kafshëve me thirrje për Adoptim

November 3, 2025
Shpërndaje
Shkodra feston Ditën Botërore të Kafshëve me thirrje për Adoptim
Në Shkodër u zhvillua një aktivitet i veçantë me rastin e Ditës Botërore të Kafshëve, ku u përcollën thirrje për më shumë dashuri dhe përgjegjësi ndaj miqve me putra. Vullnetarë të strehëzave të qenve ndanë përvojat dhe përkushtimin e tyre të përditshëm, duke vënë në pah rëndësinë e kujdesit dhe adoptimit të kafshëve. Joni Kopliku, veteriner, u shpreh se ka konstatuar një rritje të vëmendjes dhe informimit të qytetarëve lidhur me kujdesin ndaj kafshëve shtëpiake. Nga ana tjetër, Sokol Malaj, Drejtor i Shërbimit Veterinar pranë Bashkisë Shkodër, theksoi punën që po bëhet për sterilizimin dhe mikroçipimin e kafshëve, si dhe njoftoi hapjen e një strehe të re, krahas dy ekzistueseve. Ky aktivitet u mbyll me një apel të qartë për qytetarët: të tregojnë më shumë kujdes, dashuri dhe të shtojnë numrin e adoptimeve, duke u dhënë kafshëve jo vetëm një strehë, por edhe një familje të vërtetë.

Më shumë lajme

Më shumë për të eksploruar