Kalo te përmbajtja kryesore
Lajme

QKF "Kujtim Alija" nis sezonin e ri, 900 fëmijë pjesëmarrës në kurse

5 days ago
Shpërndaje
QKF "Kujtim Alija" nis sezonin e ri, 900 fëmijë pjesëmarrës në kurse
Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” ka çelur zyrtarisht sezonin e ri, duke mirëpritur qindra fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre në një ceremoni simbolike të zhvilluar në ambient të hapur. Këtë vit, QKF "Kujtim Alija" ofron 43 kurse të larmishme, ku janë regjistruar rreth 900 fëmijë. Interesi më i madh është treguar për artet dhe instrumentet muzikore, ndërsa fëmijët kanë zgjedhur kurset sipas dëshirave dhe prirjeve të tyre. Gama e gjerë përfshin muzikë dhe këndim, pikturë dhe kërcim, kurse për instrumente muzikore, gjuhë të huaja, aktrim dhe sport. Instruktorët e kurseve janë profesionistë të përkushtuar në edukimin e të vegjëlve, duke u mundësuar atyre zhvillimin e talentit dhe njohurive në fusha të ndryshme artistike, sportive dhe edukative. QKF “Kujtim Alija” vijon të ruajë rolin e saj të rëndësishëm në jetën kulturore dhe edukuese të fëmijëve shkodranë.

Më shumë lajme

Më shumë për të eksploruar