Ronaldo Zyrtarizon Fejesën me Georgina Rodriguez: Një Dashuri që Triumfon
August 11, 2025
Shpërndaje

Ylli ndërkombëtar i futbollit Cristiano Ronaldo është tashmë zyrtarisht i fejuar me partneren e tij prej shumë vitesh, bukuroshen me origjinë nga Argjentina, Georgina Rodriguez.
Lajmi u bë i ditur nga 31-vjeçarja e cila publikoi në “Instagram” një foto me unazën shndritëse prej diamanti ku shkroi: “Po, dua të martohem me ty, në këtë jetë dhe në të gjithë jetët e mia”.
Prej vitesh, çifti përflitej se kishin hedhur një tjetër hap në marrëdhënien e tyre për shkak të paraqitjes së Rodriguez me disa unaza të ndryshme, por kësaj here është zyrtare. Futbollisti 40-vjeçar dhe partnerja e tij prej 9 vitesh do të shkojnë tashmë drejt altarit.
Dashuria e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka mbushur prej vitesh faqet e para të mediave rozë, ndërsa çifti është kthyer në rrjetet sociale në një ndër çiftet më të dashura të showbizit botëror.
Mijëra persona uruan çiftin për këtë hap të ri në marrëdhënien e tyre nëpërmjet komenteve në postimin e bërë nga Georgina Rodriguez.
31-vjeçarja ka ndërtuar një perandori në rrjetet sociale pasi u bë e dashura e futbollistit, duke u kthyer kështu në një ndër njerëzit më të ndjekur dhe më me ndikim në rrjetet sociale në mbarë botën.