Barcelona nis La Ligën si kampione, mund 3-0 Mallorcën
August 17, 2025
Shpërndaje

Barcelona e nisi me një fitore të madhe sezonin e ri në La Liga. Kampionët spanjollë mundën 3-0 Mallorcën në transfertë, në një sfidë ku nuk munguan polemikat.
Rafinha në minutën e shtatë kaloi në epërsi Barcelonën, ndërsa më pas ishte Ferran Torres që dyfishoi shifrat. Por goli i sulmuesit spanjoll u shoqërua me protesta, pasi realizoi kur një prej rivalëve ishte i dëmtuar.
Sfida për Barcelonën u bë më e lehtë, pasi vendasit e mbyllën pjesën e parë me nëntë lojtarë. Me të kuq u ndëshkua edhe Vedat Muriqi. Në limitet e kohës së rregullt, Lamine Yamal shënoi golin e tretë që vulosi fitoren e Barcelonës, duke i dhënë një sinjal të fortë të gjithë rivalëve.