Arrestohet 29-vjeçari maqedonas në Qafë Thanë, i dyshuar për trafik droge
September 19, 2025
Shpërndaje

Policia Kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar një shtetas maqedonas, i cili po tentonte të largohej nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që ishte në kërkim nga autoritetet austriake. M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë të Maqedonisë së Veriut, dyshohet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Ndalimi i tij u bë si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në pikat e kalimit kufitar, të cilat synojnë goditjen e paligjshmërive dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim që përpiqen t'i shmangen përgjegjësisë penale.
Verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, konfirmuan se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena e Austrisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet austriake, po vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.