Kalo te përmbajtja kryesore
Lajme

Baste Sportive dhe Kokainë: Policia Godet Lokalin në "Mikel Maruli"

September 21, 2025
Shpërndaje
Baste Sportive dhe Kokainë: Policia Godet Lokalin në "Mikel Maruli"
Policia e Tiranës ka identifikuar dy shtetas që kryenin aktivitete të paligjshme në një lokal në rrugën “Mikel Maruli”. Si rezultat i operacionit “Multiple”, u sekuestrua një sasi kokaine, një celular i përdorur për baste sportive dhe disa mjete identifikimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe ata të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R.U., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vënë baste sportive me celular në ambientet e lokalit. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E.P.(T.), 32 vjeç, pasi në çantën e tij, të lënë në lokal, u gjet një sasi kokaine. Po punohet intensivisht për kapjen e tij. Për pronarin e lokalit, shtetasin I.K., 32 vjeç, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vënien në dispozicion të ambienteve për këto paligjshmëri. Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Më shumë lajme

Më shumë për të eksploruar