Kalo te përmbajtja kryesore
Policia Shtetit

Kapshticë: Dhjetëra Steka Cigaresh Kontrabandë, Arrestohen Dy Vëllezër

September 23, 2025
Shpërndaje
Kapshticë: Dhjetëra Steka Cigaresh Kontrabandë, Arrestohen Dy Vëllezër
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në PKK Kapshticë, ka goditur një rast tentative për kontrabandë mallrash akcize. Si rezultat i punës së shërbimeve të Policisë Kufitare për goditjen e paligjshmërive, u kapën në flagrancë dy vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht, u kaluan për kontroll në vijën e dytë gjatë hyrjes në Shqipëri. Nga kontrolli i imtësishëm, atyre iu gjetën dhjetëra steka me cigare pa fatura blerjeje dhe të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale, materialet iu referuan Prokurorisë, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç, dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht. Ata akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Më shumë lajme

Më shumë për të eksploruar