Plagoset me thikë një person, arrestohet autori
September 28, 2025
Shpërndaje

Shërbimet e Policisë Elbasan kanë vënë në pranga një 29-vjeçar, i dyshuar si autor i një plagosjeje me mjet prerës (thikë) në lagjen “Shënkoll”. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit për konfliktin fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan ndërhynë me shpejtësi në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. S., 29 vjeç. Ky shtetas dyshohet se, një ditë më parë, në lagjen “Shënkoll”, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin S. A., 67 vjeç, e ka goditur atë me thikë.
Personi i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme penale, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.