Kalo te përmbajtja kryesore
Lajme

Vau i Dejës: Policia Parandalon Krim me Thika e Sëpatë, Arrestohet 53-vjeçari

September 28, 2025
Shpërndaje
Vau i Dejës: Policia Parandalon Krim me Thika e Sëpatë, Arrestohet 53-vjeçari
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas marrjes së njoftimit për një ngjarje të mundshme kriminale në fshatin Kosmaç, kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar situatën. Si rezultat i këtij reagimi në kohë dhe veprimeve profesionale, është arrestuar shtetasi A. G., 53 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës. Sipas njoftimit, 53-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht një shtetas dhe ka tentuar ta godasë me thikë. Një 28-vjeçar ka kallëzuar se A. G. e ka goditur me grushte dhe e ka ndjekur me thikë në dorë për disa minuta. Përveç kësaj, një 63-vjeçar ka raportuar se gjatë muajve prill dhe shtator 2025, i dyshuari A. G. i ka thyer xhamat e furgonit dhe të vetratës së dyqanit, si dhe ka dëmtuar një automjet tjetër. Më datë 23.09.2025, 63-vjeçari e ka konstatuar 53-vjeçarin pranë banesës së tij, duke mbajtur një sëpatë në dorë, duke tentuar ta kanosë atë dhe familjarët e tij. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 4 mjete prerëse: 3 thika dhe 1 sëpatë, të cilat u gjetën me cilësinë e provës materiale. I arrestuari kishte precedentë penalë për shkatërrim prone. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme penale, për veprat: “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më shumë lajme

Më shumë për të eksploruar