Në Rrugën e Durrësit ka ndodhur një përplasje mes studentëve dhe simpatizantëve të PD-së. Studentët bllokuan rrugën me thirrje për burgimin e Ramës dhe Berishës, ndërsa një simpatizante demokrate kërkoi hapjen e rrugës për deputetët e opozitës.
Në Rrugën e Durrësit ka ndodhur një përplasje mes studentëve dhe militantëve të Partisë Demokratike.
Të rinjtë kanë bllokuar rrugën simpatizantëve demokratë me thirrjet „Rama në burg, Berisha në burg“.
Nga ana tjetër, një simpatizante e PD-së i bëri thirrje për të hapur rrugën dhe që të pranonin deputetët e opozitës në protestë. "Kam më shumë se 150 ditë që protestoj. Duhet të jemi në shesh bashkë me anëtarësinë e Partisë Demokratike dhe bashkë me deputetët.
I bëj thirrje gjithë këtyre të rinjve dhe të rejave të kenë më shumë informacion dhe të marrin vesh më shumë nga politika.
Sot duhet të dalim në shesh dhe duhet të jemi të vetëdijshëm për afera korruptive. Më dëgjoni dhe ju këtu, pse duhet të jenë deputetët pranë jush? Sepse kanë qenë ata, opozita me deputetët e opozitës, që kanë bërë luftën institucionale.
Janë denoncuar afera korruptive që asnjë nga këta këtu, jo se nuk e ka fuqinë dhe energjinë, por duhet. Asnjë nuk i ka denoncuar.
Prandaj, të dashur studentë, Edi Rama nuk largohet duke u përçarë.
Ndërhyn një protestuese: „Ka qytetarë që duan të ecin përpara, ju lutem hapni rrugën“.