Mbrojtësi i AEK-ut Stavro Pilo shënoi golin e vetëm në humbjen 5-1 ndaj Manchester City në Ligën e Kampionëve dhe deklaroi se skuadra do të përpiqet të zhvillojë lojën e saj edhe ndaj Real Madridit.
AEK-u pësoi një humbje të rëndë me rezultatin 5-1 ndaj Manchester City, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Golin e vetëm për skuadrën greke e realizoi mbrojtësi i Kombëtares Stavro Pilo. Mbrojtësi i majtë u shpreh për mediat greke, ku theksoi se AEK-u duhet të korrigjojë disa gabime dhe të shohë përpara, teksa u ndal edhe te goli.
„Sigurisht që ishte një moment i madh për mua, por më e rëndësishmja është se skuadra nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv. Jam i lumtur për golin, por nga ana tjetër jo aq shumë, sepse ekipi nuk fitoi. Në fund të ditës, kjo është ajo që mbetet“, tha ai. Pilo foli edhe në lidhje me ndeshjen e radhës ndaj Real Madridit, teksa u ndal edhe te mbështetja e tifozëve.
Barcelona-Real Madrid/ Gafë fatale në mbrojtje, Mbappe kalon në avantazh „Galaktikët“ 25 Tetor, 21:59
"Është shumë e rëndësishme, sepse kushdo që ishte në stadium mund ta dëgjonte vetëm tifozerinë tonë, nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Prandaj, i falënderojmë jashtëzakonisht shumë. Edhe unë personalisht i falënderoj për mbështetjen dhe për përpjekjen që bënë, duke na dhënë sa më shumë shtysë, aq sa mundeshin ata dhe aq sa mundeshim edhe ne brenda fushës.
Jemi një klub i madh, ndaj do të vazhdojmë përpara të gjithë së bashku. Real Madridi? Sigurisht që ka kundërshtarë si City, që kanë shumë cilësi dhe janë skuadra shumë të mëdha. Megjithatë, ne hyjmë në çdo ndeshje duke u përpjekur të zhvillojmë lojën tonë. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe kundër Realit, ashtu siç do të veprojmë me çdo kundërshtar që do të përballemi në vazhdim", tha Pilo.