Një shtetasi 37-vjeçar u ndalua nga policia pasi qëlloi me armë zjarri përpara banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij, në fshatin Luar të Roskovecit.
Sipas Policisë, nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasi B. M., banues në Roskovec, kishte qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta.
Ai u arrestua pas veprimeve të shpejta të shërbimeve të Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale „Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, „Dhuna në familje“ dhe „Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës“.






