Aktorja dhe moderatorja shqiptare Rudina Dembacaj do të marrë pjesë si opinioniste në edicionin e ri të Big Brother VIP Kosova, i cili starton të premten.
Aktorja dhe moderatorja shqiptare Rudina Dembacaj do të jetë ndër opinionistet e edicionit të ri të Big Brother VIP Kosova.
Njoftimi u bë i ditur nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të këtij formati, ku Dembacaj u prezantua si pjesë e grupit të opinionistëve.
Ajo do të ndajë komente dhe qëndrimet e saj në lidhje me ngjarjet dhe dinamikat brenda shtëpisë më të njohur në Kosovë.
Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova fillon të premten.