Drejtoria e Burgjeve ka marrë vendimin për ndryshimin e institucionit ku vuahet dënimi për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier. Sipas informacioneve, ky transferim nuk është realizuar në bazë të kërkesës së vetë Veliajt.
Ai qëndron në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, kur u arrestua nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash, në një çështje ku është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.
Sipas SPAK-ut, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kanë përfituar rreth 1 milion euro përmes një skeme korruptive, para që, sipas hetimeve, janë përdorur kryesisht për shpenzime të stilit të jetesës dhe blerje luksoze në internet.





