Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë nisur marshim drejt Ministrisë së Arsimit për të kërkuar ndryshime.
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë filluar marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, duke dalë në protestë për të kërkuar ndryshime dhe për të shprehur pakënaqësitë e tyre.
Me thirrjen „studentët kërkojmë revolucion“, ata janë mbledhur për të përcjellë mesazhet e tyre dhe për të kërkuar përgjigje nga institucionet përgjegjëse.
Kujtojmë se për më shumë se dy javë studentët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët janë solidarizuar, duke deklaruar se do të qëndrojnë në krah të studenteve deri në plotësimin e kërkesave, ku kryesore është dorëheqja e Edi Ramës.
Ndërkohë, një qytetare që është pjesë e protestës ka grisur ftesën për dialog të vendosur te Kryeministria nga kreu i Qeverisë Edi Rama.