Detaje të reja kanë ardhur në dritë lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit Elvis Zirka, i regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën „Medar Shtylla“ në Tiranë. Autori i ngjarjes, Sokol Zeka, sipas informacioneve nga policia, i kishte një borxh Zirkas. Midis tyre ka pasur fillimisht një konflikt, i cili më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e armës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të lidhet me një konflikt të mbartur jashtë vendit, për shkak të borxhit.

I plagosuri ka marrë plumbin në pjesën e këmbës, jashtë rrezikut për jetën, dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.