Dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën të mërkurën në Spanjë, duke bllokuar plotësisht linjën kryesore që lidh Madridin me Andaluzinë.
Një aksident hekurudhor midis dy trenave me shpejtësi të lartë u regjistrua të mërkurën në Spanjë, duke bllokuar plotësisht qarkullimin në një nga linjat më të rëndësishme të vendit.
Operatori hekurudhor shtetëror Adif njoftoi përmes postimit në „X“ se trenat u përplasën nga mbrapa, jo kokë më kokë. Megjithatë, në njoftimin e parë zyrtar, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi shkaqet e sakta të ngjarjes ose nëse ka persona të dëmtuar.
Për shkak të këtij incidenti, trafiku hekurudhor në linjën me shpejtësi të lartë që lidh kryeqytetin Madrid me rajonin jugor të Andaluzisë është pezulluar deri në një njoftim të ardhshëm.
Autoritetet kompetente dhe ekipet e emergjencës janë në terren për të menaxhuar situatën dhe për të vlerësuar dëmet, ndërkohë që pritet të preken mijëra udhëtarë nga vonesat dhe anulimet e linjave.