Gjatë protestës në Tiranë janë regjistruar tensione të reja, ku përpara Kishës Katolike janë hedhur lëndë piroteknike, ndërsa disa kosha mbeturinash u vunë në flakë.
Në vendngjarje janë vendosur efektivë të shumtë të Policisë së Shtetit, ndërsa situata vazhdon të mbetet e tensionuar.
Më pas protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë për ta zmbrapsur atë.






