Arlinda Sylaj Zekaj i drejtoi Prokurorisë Themelore në Pejë një letër më 22 tetor ku paralajmëronte për jetën e saj.
) këtë paralajmërim Arlinda Sylaj Zekaj ia drejtoi Prokurorisë Themelore në Pejë në një letër të dorëzuar më 22 tetor.
Tri ditë më vonë, më 25 tetor, ajo u vra në Vitomiricë të Pejës. Në letrën e shkruar me dorë, Zekaj kërkonte ndërhyrje urgjente dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat.
Ajo shprehte shqetësimin për sigurinë e saj, për moszbatimin e një vendimi gjyqësor dhe për mënyrën si institucionet po ia kalonin përgjegjësinë njëra-tjetrës.
Prokuroria konfirmoi se kishte pranuar parashtresën dhe e kishte përcjellë për trajtim urgjent te institucionet përkatëse.
Kryeprokurorja urdhëroi gjithashtu që pretendimet për përgjegjësi të mundshme penale të shqyrtoheshin nga një prokuror kompetent.
Një procesverbal policor i datës 22 tetor, i siguruar po nga Sinjali, dokumenton se atë mbrëmje Policia e kishte shoqëruar Zekajn në banesën e saj në Vitomiricë. Ish-bashkëshorti i saj nuk ia kishte hapur portën. Pas konsultimit me Prokurorinë dhe vlerësimit se nuk ishte e sigurt të qëndronte aty, asaj i ishte rekomanduar të shkonte te vëllezërit. Zekaj u largua atë mbrëmje drejt shtëpisë së tyre në Radac.
Tri ditë më vonë, Zekaj raportoi sërish në Polici dhunë në familje. Sipas Policisë, ish-bashkëshorti u ndalua për 48 orë, ndërsa ajo kërkoi të kthehej në banesën e saj.
Patrulla e shoqëroi në Vitomiricë; rreth dhjetë minuta pasi policët u larguan, morën njoftimin për vrasjen. Ajo u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, sipas njoftimeve të publikuara, ndodhet në arrati.
Prokuroria ka bërë të ditur se vendimi gjyqësor për shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë ishte ekzekutuar nga prokurorja kujdestare, në bashkëpunim me Policinë.
Ajo tha se parashtresa e Zekajt ishte përcjellë për trajtim urgjent në Polici, Gjykatën Themelore, Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale.
Këto veprime janë pjesë e përgjigjes zyrtare të Prokurorisë; pretendimet e Zekajt për lëshime institucionale duhet të hetohen dhe të verifikohen.