Kalo te përmbajtja kryesore

Kurti pranon raportin mbi rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla nesër në konferencë për media

Qeveria e Kosovës ka pranuar raportet e detajuara nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Nga Redaksia

· 1 min lexim

Shpërndaje
Kurti pranon raportin mbi rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla nesër në konferencë për media

Qeveria e Kosovës njoftoi se Zyra e Kryeministrit ka pranuar raportet e detajuara nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit, ministrja Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla do të bëjnë analizimin e raportit, dhe nesër të dy ministrat do të mbajnë konferencë për media në ora 09:00.

"Zyra e Kryeministrit sapo pranoi raportet e detajuara nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt. Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mos reagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 09:00 në Zyrën e Kryeministrit, njofton Qeveria. Vrasja e Arlinda Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta qytetare dhe institucionale.

Burimi: Ora News

Shpërndaje

Lajme të ngjashme