Kalo te përmbajtja kryesore

Megaoperacioni „Polinomi“ në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe zbulohen 2 mina të dyshuara antitank

Në kuadër të megaoperacionit antidrogë Polinomi, Policia e Shkodrës arrestoi katër persona dhe shpalli në kërkim tre të tjerë për trafikim narkotikësh.

Nga Redaksia

· 5 min lexim

Shpërndaje
Megaoperacioni „Polinomi“ në Malësi të Madhe, sekuestrohen 265 kg kanabis dhe zbulohen 2 mina të dyshuara antitank

Pikat kryesore

  • U arrestuan 4 persona në flagrancë për trafikim narkotikësh dhe pastrimi i produkteve të veprës penale, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim.
  • U sekuestruan 265,4 kilogramë kanabis Cannabis Sativa, 7 celularë dhe 6 automjete të përdorura për transportin e drogës.
  • U gjetën 2 mina të dyshuara antitank në një sipërfaqe toke, të cilat iu dorëzuan Forcave të Armatosura për ekzaminim.

Konferencë për median e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues Dashamir Spaho, mbi rezultatet e megaoperacionit antidrogë të koduar „POLINOMI“.

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju falënderoj për praninë tuaj, sot, për të bërë prezente për ju dhe nëpërmjet jush, për qytetarët, rezultatet e një hetimi intensiv 4-mujor, nga sektorët për Hetimin e Narkotikëve dhe të Mbështetjes Operacionale Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Hetimi profesional, me metoda proaktive, rezultoi me finalizimin e megaoperacionit të koduar „POLINOMI“, në kuadër të të cilit u goditën tentativa e një grupi kriminal, për të shitur brenda dhe jashtë shtetit, mbi 265 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe posedimi i kundërligjshëm i minave të dyshuara antitank.

Konkretisht, në kuadër të megaoperacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Admir Selgjekaj, 38 vjeç, për veprat penale „Trafikimi i narkotikëve“, „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim; Elsid Ramçi, 25 vjeç, për veprat penale „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim.

-Admir Selgjekaj, 38 vjeç, për veprat penale „Trafikimi i narkotikëve“, „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim;

-Elsid Ramçi, 25 vjeç, për veprat penale „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë vëllezërit shtetasit: Bujar Kukaj, 56 vjeç, për veprat penale „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim, si dhe „Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“; Naim Kulaj, 52 vjeç, për veprat penale „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim.

-Bujar Kukaj, 56 vjeç, për veprat penale „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim, si dhe „Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“;

-Naim Kulaj, 52 vjeç, për veprat penale „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“ dhe „Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, kryer në bashkëpunim.

Më tej, në vijim të megaoperacionit, u shpallën në kërkim, për veprat penale „Trafikimi i narkotikëve“ dhe „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“, kryer në bashkëpunim, vëllai tjetër i të arrestuarve, shtetasi Esat Kukaj, 58 vjeç, djali i 56-vjeçarit, shtetasi Denjan Kukaj, 23 vjeç, si dhe shtetasi Anarldo Mulleti, 39 vjeç.

Këta shtatë shtetas, të identifikuar si pjesëtarë të një grupi kriminal në fushat e prodhimit dhe trafikimit të sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, janë banues në Malësi të Madhe dhe kanë precedentë të mëparshëm kriminalë për veprimtari në të njëjtat fusha.

Në kuadër të megaoperacionit „POLINOMI“, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndërhynë në lagjen „Guraj“, Malësi e Madhe, ku ndaluan automjetin tip „Volkswagen Passat“ që drejtonte shtetasi E. R..

Nga kontrollet në këtë automjet dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, B. K. dhe N. K., u gjetën në total dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 265,4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e përpunuar dhe e paketuar për shitje dhe për trafikim.

Më tej, nga kontrollet e mëtejshme, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit B. K., u gjetën 2 mina të dyshuara antitank, të cilat iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura, për ekzaminim të mëtejshëm.

Ndërkaq, lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 celularë dhe 6 automjete që përdoreshin për transportimin e saj.

Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se shtetasit B. K., N. K., D. K. dhe E. K., familjarë të njëri-tjetrit, magazinonin dhe paketonin lëndën narkotike, ndërsa shtetasit A. S., E. R. dhe A. M. organizonin transportin dhe shitjen e saj, brenda dhe jashtë shtetit.

Policia e Shkodrës vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon hetimi për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë të përfshirë në të, si dhe për të individualizuar rolin dhe përgjegjësinë e secilit.

Të nderuar qytetarë,

Ky megaoperacion, puna për kapjen e shtetasve në kërkim, goditjet e përditshme kundër kultivimit, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, transportimit ilegal të emigrantëve dhe kundër çdo forme tjetër kriminaliteti, dëshmojnë angazhimin e palëkundur të Policisë së Shkodrës, për të garantuar rend dhe siguri në të gjithë territorin e qarkut.

Aleati kryesor i këtyre përpjekjeve është komuniteti i qarkut Shkodër, të cilin gjej rastin ta ftoj për bashkëpunim më të ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo indicie që kanë për paligjshmëri.

Ju siguroj se reagimi ndaj çdo shqetësimi dhe çdo raportimi do të jetë parësor dhe konform ligjit.

Faleminderit!

Burimi: Realiteti Post

Video

Shpërndaje

Lajme të ngjashme