Kombëtarja shqiptare do të zhvillohet dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League kundër Finlandës më 12 nëntor, në stadiumin „Air Albania“, në orën 20:45, dhe kundër Bjellorusisë më 15 nëntor, në „Illovszky Rudolf Stadion“, në orën 18:00.
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, do të bëjë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për këto dy sfida të shtunën, më 7 nëntor, në orën 11:00. Në të njëjtën orë, në sallat e „Shtëpisë së Futbollit“, do të mbahet konferenca për media, ku tekniku kuqezi do të komentojë listën e futbollistëve dhe dy ndeshjet e ardhshme.
Stërvitja e parë e kuqezinjve është planifikuar të zhvillohet të hënën, më 9 nëntor, kur ekipi do të fillojë zyrtarisht përgatitjet për dy takimet e fundit të grupit C1, ku Shqipëria udhëheq me 9 pikë.



