Përballja mes Egnatias dhe Teutës ishte supersfida e javës së nëntë të Superiores. Fitoria 1-0 ndaj durrsakëve e ngjiti ekipin e Nevil Dedes në pozitën e parë të tabelës, me 1 pikë më shumë se bregdetarët e Tetovës.

Pas javës së nëntë, terren fituan edhe Elbasani dhe Vora, të cilët arkivuan 3 pikë në këtë javë, ndërkohë që Partizani vazhdon të shikojë „makthe“ në fundin e renditjes me 4 pikë në 9 jave.

Në pozita jo fort të rehatshme ndodhet edhe Vllaznia, e cila zotëron vendin e parafundit me 10 pikë. Tre skuadra kanë kuotë të njëjtë pikësh: Elbasani, Vora dhe Laçi.