Seanca për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ Vlora Hyseni në Apelin e Posaçëm, ku ajo ka ankimuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, është shtyrë për nesër në orën 13:00. Shtyrja ndodhi sepse prokrorët e çështjes, bashkë me kolegë nga SPAK dhe GJKKO, ndodhen në një fatkeqësi familjare të prokororit Sotir Kllapi, të cilit i ka ndërruar jetë e ëma.
Masën e sigurisë kanë ankimuar edhe Embro Sulejmani, menaxher i agroturizmit „Kodra e Kuajve“, i dyshuar për përkrahje të autorit të krimit, dhe Fatjon Kalluçi, Përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, nën hetim për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete.
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ ankimoi masën pa kaluar ende një javë nga ndalimi i saj për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.






