Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj janë shfaqur së bashku në një fotografi nga Londra në O2 Arena. Publikimi vjen në kohën kur qarkullojnë zëra për një shtatzëni të mundshme të këngëtares.
Pas zërave për një lidhje romantike, Elvana Gjata dhe Elson Bajrakurtaj janë paraqitur së bashku në një imazh nga Londra. Ishte vetë Elsoni që e publikoi në Instastory fotografinë krah këngëtares, ndërsa ndodheshin në O2 Arena.
Të buzëqeshur dhe pranë njëri-tjetrit, ata duken në një moment afërsie. Elvana, e veshur me një këmishë të bardhë dhe me beretë të kuqe, mban dorën pranë jakës së tij, ndërsa pozojnë për fotografinë.
Publikimi duket si një hap drejt bërjes publike të lidhjes së tyre dhe vjen në një periudhë kur në media po qarkullojnë edhe zëra për një shtatzëni të mundshme të artistes.
Megjithatë, Elvana nuk e ka konfirmuar publikisht pohimet se është në pritje të një fëmije.