Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka dekretuar hartën e re territoriale, sipas së cilës Shqipëria do të ketë 46 bashki. Presidenti e ka dekretuar projektligjin e miratuar në Parlament më 31 tetor, ndërkohë që njoftimi nuk u shpërnda në media, por u publikua në faqen zyrtare.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të të premtes, më 9 tetor, 85 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë votuan pro hartës së re administrativo-territoriale të Shqipërisë. Pas më shumë se 14 orësh diskutimesh, mazhoranca socialiste miratoi reformën që e zvogëlon numrin e bashkive nga 61 në 46.
Zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të zhvillohen sipas hartës së re, e cila parashikon bashkimin e 15 bashkive me bashki të tjera. Reforma e propozuar nga Partia Socialiste pati kundërshtim nga opozita, si dhe kritika brenda vetë mazhorancës. Deputeti socialist Erion Braçe kundërshtoi ndarjen e re territoriale, por në fund votoi pro saj.






