Kryeministri Edi Rama përsëriti ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.
Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe këtë të hënë ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve që vijojnë protestën, duke shprehur gatishmërinë e qeverisë për të shqyrtuar propozimet e tyre dhe për të adresuar shqetësimet e ngritura.
Rama ndau në rrjetet sociale një pamje nga sofra e gurtë e vendosur përpara godinës së Kryeministrisë me mbishkrimin „Dialog“.
Megjithatë, deri më tani, protestuesit kanë refuzuar ftesën, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, ndërsa kanë paralajmëruar vazhdimin e protestës.
Në vazhdim, Kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa qeveria po përgatit një paketë masash për t'iu përgjigjur nevojave të tyre, me qëllim që dëgjimi i qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete.
Dy ditë më parë u zhvilluan përsëri protesta përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, ku pati edhe akte dhune dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Protestës iu bashkuan edhe deputetë dhe anëtarë të Partisë Demokratike.