Një ditë përpara fillimit të Big Brother VIP Kosova 5, emri i Suada Muçës ka filluar të qarkullojë në rrjetet sociale si mundësi për të qenë pjesë e spektaklit, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar.
Vetëm një ditë përpara nisjes së „Big Brother VIP Kosova 5“, një emër tjetër ka filluar të përmendej si pjesë e mundshme e këtij formati.
Bëhet fjalë për Suada Muçën, për të cilën gjatë ditës së sotme kanë qarkulluar raporte në rrjetet sociale.
Në një postim të shpërndarë nga disa faqe në Kosovë, Suada shfaqet përpara ambienteve të shtëpisë së „Big Brother VIP Kosova“, ndërsa krahas fotografisë ngrihet pyetja nëse ajo do të jetë një nga banoret e reja.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni ose nga vetë Suada për një mundësi pjesëmarrjeje në format.
Dikur iu dhurua legjendës së Hollywood-it, Kim Kardashian merr dhuratën e veçantë të ditëlindjes! 29 Tetor, 09:59
Lajmi vjen në prag të premierës së edicionit të pestë, i cili do të nisë nesër, më 30 tetor, në orën 21:00, nën moderimin e Alaudin Hamitit.
Ndërkohë, vazhdon të përflitet edhe rikthimi i Jonida Vokshit në krah të tij, pavarësisht se moderatorja kishte njoftuar më herët largimin nga formati pas katër sezonesh.
Produksioni ka nisur tashmë të zbulojë personazhet që do të jenë pjesë e këtij edicioni, duke konfirmuar Rudina Dembacajn në rolin e opinionistes.
Sa i përket Suada Muçës, mbetet për t'u parë nëse emri i saj do të jetë mes konkurrentëve që do të prezantohen gjatë spektaklit të parë apo nëse bëhet fjalë vetëm për një tjetër spekulim të rrjeteve sociale.