Ambasadorja e BE në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi këtë të mërkurë një takim me kreun e grupit socialist Taulant Balla.
Sofia Moreira de Sousa ndodhej në Kryesinë e Kuvendit për rreth 30 minutash, ku u zhvillua takimi. Ky takim u mbajt me dyer të mbyllura dhe deri më tani nuk janë publikuar detaje zyrtare rreth temave të diskutimit.
Takimi ndodh në një periudhë zhvillimesh politike, vetëm një ditë pasi Presidenti Bajram Begaj njoftoi nisjen e konsultimeve zyrtare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.


