Gadi Eisenkot, ish-drejtues i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë izraelite, është një figurë e rëndësishme në politikën izraelite.
Gjatë periudhës kur drejtonte shtabin e përgjithshëm të ushtrisë izraelite, në vitin 2018, rreth 200 palestinezë u vranë në Gaza.
Ai mori pjesë në qeverinë e Benjamin Netanyahut gjatë tetë muajve të parë të konfliktit në Gaza.
Djali i tij, i cili shërbente si ushtar në forcat e armatosura izraelite, u vra gjatë luftimeve në Gaza.
Eisenkot kundërshton themelimin e një shteti të pavarur palestinez.
Ai mbështet vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen të paligjshme në bazë të së drejtës ndërkombëtare.
Emri i tij lidhet gjithashtu me të ashtuquajturën „Doktrina Dahieh“, një strategji ushtarake që parashikon përdorimin e forcës të plotë dhe shkatërrimin e infrastrukturës në zonat kundërshtare, përfshirë atë civile.