Në dosjen e Belinda Ballukut figurojnë 31 të pandehur, përfshirë pesë ndërtues dhe dy kompani private.
SPAK akuzon Arbër Abazin për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se i dha Ballukut një vilë në Palasë në këmbim të tenderit të Lotit 7 të Unazës së Madhe.
Për falsifikim dokumentesh akuzohen edhe Artan Sako, Paqsor Buzi dhe kompani të lidhura me ta.
Ndërsa Pandeli Carapuli akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën në White Rocks, në Dhërmi.
Të pandehurit e tjerë janë në shumicën e rasteve ish-vartës dhe bashkëpunëtorë të Ballukut.
Ervis Berberi përballet me nëntë akuza për shkelje në tendera, ndërsa mbi 10 persona akuzohen për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogarasë, mes tyre edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.
Të akuzuarit e dosjes Balluku:
Belinda Balluku: Shkelje e barazisë në 9 tendera; Korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie
Pandeli Carapuli: Pastrim parash
Igli Tare: Pastrim parash në 2 raste
Joana Bushi: Pastrim parash
Arbër Abazi: Korrupsion aktiv; Falsifikim dokumentesh
„Alko Impex General Construction“: Korrupsion aktiv
Viola Haxhiademi: Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Ergys Verdho: Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Adja Strazimiri: Shpërdorim detyre; Shkelje në tendera
Anila Sulollari: Shpërdorim detyre Tuneli i Llogarasë
Paqsor Buzi: Falsifikim dokumentesh disa herë
Artan Sako: Falsifikim dokumentesh disa herë






