Kalo te përmbajtja kryesore

Identifikohen përmes ADN tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, u rrëmbyen në vitin 1999

Tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë janë identifikuar përmes analizave të ADN-së. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se raportet e reja kanë konfirmuar identitetin e tre personave, të rrëmbyer në prill 1999.

Nga Redaksia

· 1 min lexim

Shpërndaje
Identifikohen përmes ADN tre intelektualë të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, u rrëmbyen në vitin 1999

Pikat kryesore

  • Tre intelektualë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare janë identifikuar përmes analizave të ADN-së.
  • Raportet e reja të ADN-së kanë konfirmuar identitetin e Adem Fazli Ademit, Fatmir Bajram Fazliut dhe Ali Islam Halitit.
  • Ata u rrëmbyen në prill të vitit 1999 nga forcat e armatosura serbe.

Tre intelektualë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare, të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, janë identifikuar përmes analizave të ADN-së.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili njoftoi se raportet e reja të ADN-së kanë konfirmuar identitetin e Adem Fazli Ademit, Fatmir Bajram Fazliut dhe Ali Islam Halitit, pjesëtarë të Grupit të Intelektualëve.

Mbetjet mortore të tyre ishin zhvarrosur në zonat e Kalludrës dhe Jabukës. Pas përfundimit të analizave, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ka njoftuar edhe familjarët e tre personave.

Sipas Kurtit, ata u rrëmbyen në prill të vitit 1999 nga forcat e armatosura serbe dhe më pas u zhdukën me dhunë.

Kryeministri shprehu ngushëllimet për familjet, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur dhe vendosja e drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës mbeten angazhime prioritare të qeverisë.

Ai akuzoi gjithashtu Serbinë se vijon të mohojë krimet e luftës dhe të mbajë të fshehura dokumente e arkiva që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Burimi: Ora News

Shpërndaje

Lajme të ngjashme