Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve po shton presionet inflacioniste. Banka e Shqipërisë paralajmëron se inflacioni mund të qëndrojë mbi objektiv në muajt në vijim.
Rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve po intensifikon presionet inflacioniste në ekonomi.
Banka e Shqipërisë njofton se inflacioni mund të mbetet mbi objektiv edhe në muajt në vijim, ndërsa për momentin nuk ndryshon normën bazë të interesit, duke e mbajtur në 2.5%.
Sipas guvernatorit Gent Sejko, inflacioni arriti në 3.2% gjatë tremujorit të tretë, në rritje nga 3% i tremujorit të dytë.
Zhvillimet ndërkombëtare sipas Bankës po ushtrojnë presion në shtrenjtimin e karburanteve dhe disa produkteve ushqimore të papërpunuara edhe në Shqipëri.
„Projeksionet ekonomike të skenarit bazë mbeten pozitive: ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme solide dhe pranë potencialit gjatë afatit të mesëm, ndërkohë që inflacioni parashikohet të rritet lehtësisht mbi objektiv gjatë tremujorëve në vijim dhe të kthehet pranë tij në horizontin afatmesëm. Megjithatë, pasiguritë rreth këtyre parashikimeve paraqiten të shtuara“, u shpreh Sejko.
Megjithatë, pasiguritë rreth këtyre parashikimeve paraqiten të shtuara”, u shpreh Sejko.
Parashikimet e Bankës tregojnë se inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv në afatin e shkurtër dhe të rikthehet pranë tij gjatë vitit 2028.
Banka Qendrore vlerëson rritjen e ekonomisë me 3.6% në gjashtëmujorin e parë, duke ruajtur ritme të ngjashme me ato të vitit të kaluar. Rritja ekonomike sipas Bankës vijoi të mbështetet nga zgjerimi i konsumit, investimeve dhe eksporteve totale, të nxitura nga kërkesa e lartë për shërbime turistike dhe nga rritja e prodhimit dhe eksporteve të energjisë elektrike.