Miliona votues në të gjithë Shtetet e Bashkuara do t'u drejtohen sot qendrave të votimit për të vendosur se kush do t'i përfaqësojë ata në Kongres. Sipas mediave amerikane, më shumë se 54 milionë votues kanë hedhur tashmë votën e tyre përmes votimit të hershëm personalisht dhe me postë.
Të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat janë në garë. Votuesit në 36 shtete do të zgjedhin gjithashtu guvernatorët, ndërsa republikanët aktualisht mbajnë të dyja dhomat. Orari i votimit caktohet nga secili shtet, dhe qendrat e para të votimit janë caktuar të hapen në Vermont në orën 5 të mëngjesit.
Votimi në New Jersey, Virginia, Connecticut dhe Kentucky do të fillojë në orën 6 të mëngjesit, ndërsa në Xhorxhia, Florida, Pensilvani dhe Nju Jork do të fillojë midis orës 6 të mëngjesit dhe 7 të mëngjesit. Ndërsa në Ohajo dhe Karolinën e Veriut votimi do të fillojë në orën 6:30 të mëngjesit dhe në Michigan, qendrat e votimit do të hapen në orën 7 të mëngjesit.






