Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje nga Skocia, pasi 25-vjeçarja Ferne King ndërroi jetë gjatë pushimeve në Durrës, ku kishte ardhur me vajzën e saj dyvjeçare. E reja nga Cardenden, në Skoci, ndërroi jetë ndërsa qëndronte në një banesë me qira në qytetin bregdetar shqiptar. Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e saj, të cilët e kujtojnë si një nënë të përkushtuar dhe një person shumë të dashur.
Vajza e vogël është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është nën kujdesin e shërbimeve sociale. Pas vdekjes së 25-vjeçares, është hapur një fushatë për mbledhjen e fondeve me emrin „Bring an Angel Home“, me synim mbulimin e shpenzimeve për kthimin e trupit të saj në Mbretërinë e Bashkuar.
Fushata ka mbledhur më shumë se 3 800 paund, ndërsa organizatorja Jade Wilson ka treguar se motra e Fernes, Saffron, ishte përpjekur ta kthente atë në shtëpi, por i ishte kërkuar të paguante 10 000 paund. Në thirrjen për ndihmë, organizatorët përshkruajnë dhimbjen dhe vështirësitë me të cilat po përballet familja në këtë moment të vështirë.




