Ministri Petrit Malaj prezantoi projektbuxhetin 2027 në Komisionin e Ligjeve, duke theksuar rritjen masive të të ardhurave shtetërore dhe mbështetjen për pensionistët si prioritet kryesor.
Detaje të reja dhe shifra marramendëse janë zbardhur nga diskutimet për projektbuxhetin e vitit 2027 në komisionet parlamentare.
Ministri Petrit Malaj gjatë prezantimit në Komisionin e Ligjeve vuri theksin te rritja masive e të ardhurave shtetërore dhe mbështetja e premtuar për pensionistët.
Të dhënat e paraqitura nga Malaj tregojnë një rritje të ndjeshme, me projeksionet që parashikojnë të ardhura tatimore dhe doganore në vlerën rekord prej 793.8 miliardë lekësh.
Kjo përkthehet në rreth 560 milionë euro ose 56 miliardë lekë më shumë se viti paraardhës, duke shënuar një rritje prej 7.6%.
Gjatë prezantimit u theksua se ky projektbuxhet përfaqëson një hap strategjik drejt vizionit të integrimit në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, me qëllim thelbësor rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Një vëmendje e veçantë dhe një nga prioritetet thelbësore të këtij buxheti u deklarua se do të mbetet mosha e tretë. Sipas zyrtarëve, politikat e reja synojnë një qasje tërësisht të re dhe forcim të mbështetjes financiare për pensionistët, duke vlerësuar kontributin e tyre ndër vite në ekonominë e vendit.
Politikat e reja fiskale dhe buxhetore, efektet e politikave të mëparshme, si dhe të ardhurat shtesë të pritshme nga zbatimi i masave të strategjisë afatmesme të të ardhurave.
Projeksionet e të ardhurave tatimore, doganore dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore parashikohen që në vitin 2027 të arrijnë në 793.8 miliardë lekë, ose 56 miliardë lekë më shumë krahasuar me të ardhurat e pritshme për vitin 2026. Pra, rreth 560 milionë euro më shumë të ardhura gjatë vitit 2027 krahasuar me 2026-ën.
Kjo rritje përfaqëson një rritje prej 7.6%. Të nderuar anëtarë, pas kësaj panorame mbi ekonominë, më lejoni të vijoj me prezantimin e projektbuxhetit 2027, i cili është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të garantuar qytetarëve të këtij vendi më shumë mirëqenie në përmbushje të vizionit tonë të përbashkët të Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.
Një nga prioritetet tona kryesore mbetet vijimi dhe forcimi i mbështetjes për moshën e tretë, duke garantuar më shumë përkujdesje dhe vëmendje për këtë kategori të shoqërisë, e cila ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të këtij vendi.
Pensionet zënë një vend të veçantë në prioritetet e buxhetit 2027. Ju jeni dëshmitarë të nismës që ndërmorëm në buxhetin e vitit 2026, duke nisur një qasje të re në mbështetjen financiare të pensionistëve, u shpreh ministri Malaj.