Kalo te përmbajtja kryesore

Tre javë protestë/ Studentët bojkotojnë mësimet dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta studentore në Tiranë vazhdon në ditën e 21-të. Studentët kanë bojkotuar sërish mësimin në auditore dhe marshojnë në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar përgjigje nga institucionet.

Nga Redaksia

· 1 min lexim

Shpërndaje
Tre javë protestë/ Studentët bojkotojnë mësimet dhe marshojnë në rrugët e Tiranës

Pikat kryesore

  • Protesta studentore në Tiranë zgjat në ditën e 21-të të protestimit.
  • Studentët kanë bojkotuar mësimet në auditore dhe marshojnë në rrugët e kryeqytetit.
  • Universiteti i Mjekësisë po zhvillon rregullisht mësimet, ndërsa po pritet përgjigje nga institucionet.

Protesta studentore në kryeqytet zgjat edhe në ditën e saj të 21-të. Pavarësisht tre javësh protestimi, studentët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe kanë bojkotuar përsëri mësimin në auditore.

Ata mbajnë qëndrimin e tyre, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë përgjigje nga institucionet për zgjidhjen e situatës.

Studentë të Politeknikut u mblodhen dhe marshuan fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku hynë brenda me thirrjet „bojkotoni mësimin“.

Ata kaluan në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t'iu bashkuar.

Të njëjtën veprim e kryen edhe tek Fakulteti i Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, ndërsa më pas po drejtohen tek Juridiku.

Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po zhvillon rregullisht mësimet.

Ashtu si në ditët e kaluara, edhe sot u njoftua protestë para Ministrisë së Arsimit.

Burimi: Ora News

Video

Shpërndaje

Lajme të ngjashme