Një avion pasagjerësh me 181 persona në bord, që ishte nisur nga Londra drejt Polonisë, ka kryer ulje emergjente në aeroportin Varshavë-Modlin, pas një alarmi për bombë në bord.
Një avion pasagjerësh me 181 persona në bord, i nisur nga Londra për në Poloni, ka bërë ulje emergjente në aeroportin Varshavë-Modlin, pas një alarmi për bombë në bord.
Aeroplani ndryshoi rrugën dhe u ul në aeroportin Varshavë-Modlin, rreth 40 kilometra në veri të qendrës së kryeqytetit polak. Pas ngjarjes, aeroporti u mbyll deri në një njoftim të dytë, që shërbimet e sigurisë të kryejnë kontrollet e nevojshme.
„Avioni u ul në mënyrë të sigurt dhe shërbimet e sigurisë po verifikojnë kërcënimin e raportuar
Sipas të dhënave të faqes së monitorimit të fluturimeve FlightAware, bëhet fjalë për një avion të tipit Boeing 737 MAX 8, i cili u nis nga aeroporti Heathrow i Londrës në orën 06:54 të mëngjesit dhe u ul në Modlin në orën 09:59, sipas orës lokale.
Deri më tani nuk është konfirmuar prania e ndonjë mjeti shpërthyes në avion, ndërsa mbetet e paqartë se kur do të rifillojë normalisht puna në aeroport.