Një shtetas amerikan nga Kalifornia është arrestuar për dyshime se shpërndante koktej molotov gjatë protestës së 31 tetorit në Tiranë.
Një shtetas amerikan me origjinë sllave, banues i Kalifornisë, është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në akte dhune gjatë protestës së të shtunës më 31 tetor.
Kevin Radosevich është kapur në foto ndërsa dyshohet se shpërndan koktej molotov drejt turmës.
Arrestimi i tij ndodh vetëm 10 ditë pas arrestimit të një tjetër shtetas amerikan.
Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona për aktet e dhunës të ndodhura gjatë protestës në kryeqytet ditën e djeshme.
Sipas njoftimit të policisë, protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike.
Për 3 persona hetimet kanë nisur, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.