Biznesmeni Behgjet Pacolli u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai shoqërohet nga avokati i tij. Pacolli ka një çështje të hapur sa i përket aeroportit të Vlorës. Ai është thirrur nga prokurorët e SPAK-ut për t'u pyetur si person në dijeni në lidhje me hetimet që zhvillohen për çështjen e Aeroportit të Vlorës.
Mësohet se vetë Pacolli, përmes kompanisë së tij Mabco Construction, ka depozituar më parë një kallëzim lidhur me pengesat, përplasjet ligjore dhe ndërhyrjet administrative në aksionet dhe pronësinë e shoqërisë Vlora International Airport (VIA).
Pacolli ka akuzuar ndërhyrje të paligjshme në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe konflikt me aksionarët e tjerë sa i përket menaxhimit të projektit të Aeroportit të Vlorës.






