Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 93,6 miliardë lekë për arsimin, me një rritje prej 4,5 miliardë lekësh.
Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon 93,6 miliardë lekë për arsimin, ose 4,5 miliardë më shumë se financimi aktual. Fondet shtesë do të shkojnë kryesisht për bursat e studentëve, përmirësimin e shkollave dhe programin „Pas Shkolle“, i cili parashikon qëndrimin e nxënësve deri në orën 17:00.
Arsimi do të përfitojë 93,6 miliardë lekë nga projektbuxheti i vitit 2027, me një rritje prej 4,5 miliardë lekësh në krahasim me financimin aktual.
Sipas parashikimeve të qeverisë, fondet shtesë do të përdoren për mbështetjen e studentëve, përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe zgjatjen e orarit të qëndrimit të fëmijëve në shkolla.
Një nga zërat kryesorë është shtesa prej 1,1 miliardë lekësh për bursat e studentëve në nevojë, ndërsa 400 milionë lekë do të shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit bazë.
Projektbuxheti parashikon gjithashtu 500 milionë lekë për programin „Pas Shkolle“, i cili synon zgjatjen e qëndrimit të nxënësve në institucionet arsimore deri në orën 17:00.
Ky program është pjesë e nismës së qeverisë për zgjerimin e aktiviteteve pas mësimit dhe krijimin e më shumë mundësish për fëmijët gjatë ditës.
Ndërkohë, për kërkimin shkencor parashikohen 100 milionë lekë shtesë, me qëllim mbështetjen e zhvillimit akademik dhe veprimtarisë kërkimore.
Sipas qeverisë, rritja e financimit synon të përmirësojë kushtet e mësimdhënies dhe të lehtësojë familjet, duke ofruar më shumë mbështetje për nxënësit dhe studentët.
Fondet janë pjesë e projektbuxhetit të vitit 2027 dhe mbeten të kushtëzuara nga vendimet në Komisionet Parlamentare dhe miratimi i tij në Kuvend.