Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin e koduar Destinacioni. Në aksion u arrestua një 31-vjeçar dhe u sekuestruan 126 doza kokainë.
Lezhë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar „Destinacioni“
Një 31-vjeçar u arrestua në flagrancë ndërsa udhëtonte me taksi nga Tirana drejt Mamurrasit për të shpërndarë lëndë narkotike.
U sekuestruan 126 doza me substancë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në koordinim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, përfundoi operacionin policor të emërtuar „Destinacioni“.
Në operacion u ndalua në flagrancë shtetasi S. S., 31 vjeç, i lindur në Sarandë dhe me banim në Tiranë.
Ky person planifikonte të udhëtonte me një automjet taksi nga Tirana në destinacionin e Mamurrasit, me qëllim shitjen e narkotikëve.
Pas marrjes së informacionit, forcat e policisë u vendosën në aksionin e vjetër Mamurras–Thumanë, në zonën e njohur si kryqëzimi i Fushë-Mamurrasit, ku u lokalizua dhe u ndaloi automjeti taksi me drejtues shtetasin S. S.
Gjatë kontrollit të automjetit, u identifikuan dhe u sekuestruan si prova materiale 126 doza me substancë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë rreth 109 gramë.
Dosja procedurale u dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale „Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“.