Sot në Prishtinë mbahet protesta e paralajmëruar nga Durim Aliu, që fillon në orën 12:00 në Sheshin Skënderbeu
Sot në Prishtinë mbahet protesta e paralajmëruar nga organizatori Durim Aliu, i cili ka thirrur për pjesëmarrje masive në tubimin që fillon në orën 12:00, në Sheshin „Skënderbeu
Përmes një postimi në Facebook, Aliu thekson se protesta nuk organizohet për interesa partiake, por për qytetarët, familjet dhe të ardhmen e Kosovës.
Kërkesa kryesore është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, e jo vetëm ndryshimi i ministrave.
„Albin Kurti, ditët e llogaridhënies kanë ardhur! Nesër nuk dalim për parti, por për qytetarët, për familjet tona dhe për të ardhmen e Kosovës
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në tubim, duke e përmbyllur mesazhin me sloganin: „Republika është e qytetarëve!