Kalo te përmbajtja kryesore

Rama takohet me Rutte në Bruksel; Sekretari i NATO-s vlerëson përparimet e Shqipërisë në mbrojtje

Kryeministri Edi Rama u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel, ku mori vlerësime për investimet e Shqipërisë në sektorin e mbrojtjes dhe angazhimin në përmbushjen e detyrimeve ndaj Aleancës.

Nga Redaksia

· 1 min lexim

Shpërndaje
Rama takohet me Rutte në Bruksel; Sekretari i NATO-s vlerëson përparimet e Shqipërisë në mbrojtje

Gjatë qëndrimit të tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Kreu i qeverisë, përmes një reagimi, shprehu kënaqësinë për vlerësimet e marra nga drejtuesi i Aleancës lidhur me investimet që Shqipëria po bën në fushën e mbrojtjes, si dhe për angazhimin në përmbushjen e detyrimeve ndaj NATO-s.

„Bruksel, Selia e NATO-s. Gjithnjë të veçanta takimet me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte, një njohës i spikatur i Europës, vëzhgues i vëmendshëm i Ballkanit Perëndimor dhe dashamirës i hapur i Shqipërisë. Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s“, shkruan Rama.

Kënaqësi për fjalët vlerësuese dhe inkurajuese për ecurinë e sektorit të mbrojtjes në Shqipëri, si edhe seriozitetin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s”, shkruan Rama.

Burimi: Lajmi i Fundit

Shpërndaje

Lajme të ngjashme