Kalo te përmbajtja kryesore

Goditën me molotov dhe sfera metalike policinë, arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim, 3 të tjerë nën hetim

Policia e Tiranës arrestoi 6 persona, mes tyre dy të mitur, pas akteve dhune gjatë protestës në kryeqytet.

Nga Redaksia

· 3 min lexim

Shpërndaje
Goditën me molotov dhe sfera metalike policinë, arrestohen 6 persona, 2 shpallen në kërkim, 3 të tjerë nën hetim

Pikat kryesore

  • Policia e Tiranës arrestoi 6 persona, ndër të cilët dy të mitur, pas akteve dhune gjatë protestës në kryeqytet.
  • Protestuesit goditën punonjësit e Policisë me bomba molotov, sfera dhe vida metalike, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash.
  • Për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim; sekuestrohen bomba molotov.

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, ndër të cilët dy të mitur, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike. Gjithashtu, gjatë tubimit u bllokua qarkullimi rrugor në disa akse dhe u dogjën kazanë mbeturinash.

Në pranga ranë 26-vjeçari Andi Shtepani, 18-vjeçari Leonardo Kola, 38-vjeçari Frenkli Çullhaj dhe 35-vjeçari Kevin Radosevich, shtetas i huaj, si dhe dy të mitur. Për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi bomba molotov që iu gjetën dy prej të arrestuarve.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale „Vrasja e punonjësit të Policisë“, e mbetur në tentativë, „Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme“, „Prishja e qetësisë publike“, „Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik“, „Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse“, „Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit“, „Shkatërrimi i pronës me zjarr“ dhe „Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit“.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dogjën kazanë mbeturinash; arrestohen 6 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë dhe shpallen në kërkim 2.

Sekuestrohen bomba molotov.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç (shtetas i huaj), si dhe 2 shtetas të mitur.

Gjithashtu, u proceduan penalisht 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë.

Gjatë kontrolleve, shtetasve L. K. dhe A. Sh. iu gjetën dhe iu sekuestruan bomba molotov.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale „Vrasja e punonjësit të Policisë“, e mbetur në tentativë, „Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme“, „Prishja e qetësisë publike“, „Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik“, „Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse“, „Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit“, „Shkatërrimi i pronës me zjarr“ dhe „Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit“.

Burimi: Lajmi i Fundit

Shpërndaje

Lajme të ngjashme