Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh sot pas akteve të dhunës të kryera nga protestuesit kundër ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut si rrugë për të shprehur pozicionet dhe për të kapërcyer mosmarrëveshjet.
Kumbaro publikoi në rrjetet sociale imazhe nga momentet e konfliktit gjatë protestës, ku pjesëmarrësit hedhin gurë kundër ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, duke shkaktuar dëme në xhama dhe në pjesë të tjera të objektit.






