Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të motrës së Erjon Vishkullit, duke pohuar se ai personalisht mori iniciativën për mjekimin e specializuar në Itali dhe se shteti mbuloi të gjitha shpenzimet.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një përgjigje të re lidhur me nisjen e protestuesit Erjon Vishkulli drejt Italisë për të marrë një mjekim më të specializuar.
Përmes një postimi në „X“, ai iu përgjigj motrës së Erjonit, e cila pretendoi se deklarata e Ramës ishte e pasaktë dhe se në Itali ai arriti me ndihmën e familjarëve dhe shokëve.
"Falënderojmë personat që morën iniciativën për një ndërhyrje më të specializuar në Itali.
Dhe i bëj thirrje portaleve, mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda të Ramës për të dalë protagonistë i ngjarjes vetë dhe për ta kthyer çështjen në politikë duke deklaruar që ja dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve.
STOP FAKE NEWS!
E kanë çuar fëmija, miqtë dhe mbështetësit e familjes tonë dhe JO SHTETI. Shpërndani lajme të sakta", shkruante motra e Erjonit.
Nga ana e tij, Rama iu përgjigj duke pohuar se ai dhe shteti ishin iniciatorët e nisjes së Vishkullit drejt Italisë.
„Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t'i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona" po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.
Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë „persona“ po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.
Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.
Të shkuara edhe njëherë", shkruan Rama.