Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj denoncoi transferimin e tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit, duke e cilësuar si rrëmbim policor dhe duke pretenduar se nuk i është bërë i njohur akti i transferimit.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj protestoi kundër transferimit të tij nga qelitë e paraburgimit të Durrësit në paraburgimin e Fierit. Sipas tij, transferimi u realizua pa një arsye konkrete dhe e konsideroi atë një „rrëmbim policor“.
„Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia. Unë nuk kam dhënë pëlqimin për këtë transferim dhe kam kundërshtuar mënyrën se si po realizohet“ është pohimi i Veliajt në rrjetet sociale.
Kryebashkiaku i bën thirrje ministrit të drejtësisë të ndërhyjë urgjentisht. Pak ditë më parë, Veliaj shprehu mbështetjen për protestat që rrëzuan Vuçiçin në Serbi, një qëndrim që duket se ka shkaktuar reagimin e qeverisë.
Në mesazhin e plotë të tij, Veliaj shpjegoi se një grup punonjësish të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, u paraqitën në IEVP Durrës për ta transferuar në burgun e Fierit. Pavarësisht kërkesave të përsëritura për t'u njohur me aktin e transferimit dhe arsyet që e justifikojnë atë, i u refuzua vënia në dispozicion e këtij dokumenti. Ai i kërkoi publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi.