Deputetja socialiste Zegjine Çaushi akuzon kryedemokratin Sali Berishën se nxit kaos dhe dhunë për të arritur pushtetin, duke i bërë thirrje të rinjve të mos u përfshijnë në interesat e tij politikë.
Deputetja e Partisë Socialiste Zegjine Çaushi drejtoi akuza ndaj liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha, në lidhje me sulmet e protestuesve kundër ndërtesave të institucioneve.
Çaushi shprehet në rrjetet e saj sociale se Berisha shtyn kaos dhe dhunë me qëllim të marrjes së pushtetit.
Sipas deputetes socialiste, Berisha, pavarësisht përvojës së gjatë në politikë, nuk ka arritur të kuptojë se pushteti nuk sigurohet përmes dhunës, por përmes votës.
„Sali Berisha, kjo është fytyra e politikës tënde: molotovë kundër institucioneve, dhunë kundër Policisë dhe kaos për të marrë pushtetin! Të dashur të rinj, mos u bëni mish për top për interesat personale të një politikani që, pas kaq shumë vitesh, ende nuk e ka kuptuar se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë! Mos lejoni që ambiciet e tij t'ju vënë përballë ligjit dhe të ardhmes suaj“, -shkruan deputetja.
Të dashur të rinj, mos u bëni mish për top për interesat personale të një politikani që, pas kaq shumë vitesh, ende nuk e ka kuptuar se pushteti nuk merret me dhunë, por me votë! Mos lejoni që ambiciet e tij t’ju vënë përballë ligjit dhe të ardhmes suaj”,-shkruan deputetja.