Kalo te përmbajtja kryesore

Dy cisterna nafte shpërthejnë në Ngushticën e Hormuzit, Irani dyshohet për mina

Dy cisterna nafte janë përfshirë nga shpërthime në Ngushticën e Hormuzit. Garda Revolucionare e Iranit pretendon se anijet po përpiqeshin të kalonin në një korridor detar duke anashkaluar kufizimet iraniane.

Nga Redaksia

· 1 min lexim

Shpërndaje
Dy cisterna nafte shpërthejnë në Ngushticën e Hormuzit, Irani dyshohet për mina

Dy cisterna nafte janë përfshirë nga shpërthime në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë goditur mina gjatë tentativës për të kaluar në një itinerar të cilin autoritetet iraniane e cilësojnë si të paautorizuar.

Lajmi është bërë i ditur nga Garda Revolucionare e Iranit, e cila pretendon se anijet po përpiqeshin të kalonin në këtë korridor detar duke anashkaluar kufizimet e vendosura nga Teherani.

Sipas deklaratës së autoriteteve iraniane, dy cisternat kishin çaktivizuar sistemet e navigimit dhe të zbulimit, ndërsa dyshohet se po lëviznin me mbështetjen e ushtrisë amerikane. Pas shpërthimeve, anijet kanë mbetur të palëvizshme në zonën ku ndodhi incidenti.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit. Irani ka vendosur kufizime për lëvizjen e anijeve në këtë zonë dhe ka paralajmëruar masa ndaj mjeteve detare që shkelin rregullat e përcaktuara nga Teherani.

Burimi: Ora News

Tema

Shpërndaje

Lajme të ngjashme